Deputetja Ganimete Musliu kujton 17 vjetorin e masakrës në fshatrat e Drenicës

Deputetja e Parlamentit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë znj. Ganimete Musliu ka rikujtuar datën e e 28 Shkurtit, ku para 17 vitësh ndodhi ngjarja e tmerrshme për fshatrat e Drenicës e sidomos në fshatrat Likoshan, Qirez, Baks, Gradicë ku në këto vende ndodhi një masakër e tmerrshme nga okupatori serb ndaj popullatës së pafajshme shqiptare. /drenicapress/ 

Ja shkrimi i plotë i deputetes Ganimete Musliu:

Loading...

“Sot me 28 Shkurt u bënë 17 vite kur gjaku i derdhur ne fshatrat e Drenicës ( Qirez, Likoshan, Baks e Gradicë) paralajmeronte fundin e robërisë në tokat tona. Rruga deri të Liria nuk ishte aspak e lehtë. U desht të shuhen shumë jetë, te derdhet shumë gjak te bëhet shumë sakrificë dhe në fund ja dolëm. Ja dolëm sepse kishim te drejt. Sot pas 17 vitesh ënde askush s’është përgjigjur dhe dënuar për krimin e bërë atë ditë.”

LAVDI E PËRJETSHME PËR TË RËNET NË LIKOSHAN, QIREZ, BAKS E GRADICË NË 17 VJETORIN E RËNJËS HEROIKE!

foto e Ganimete Musliu
foto e Ganimete Musliu