10 rekordet që Ronaldo mund t’i thyejë te Juventusi

Karriera e Cristiano Ronaldos ndiqet nga shumë rekorde të thyera, por me kalimin te Juventusi prej Real Madridit, do të ketë edhe më shumë të tilla.

Loading...

“Goal” ka renditur disa prej rekordeve që Ronaldo mund t’i thyejë me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

1. Lojtari i parë që fiton Premier Ligë, La Ligën dhe Serinë A

Asnjë lojtar në histori më herët s’ka arritur të fitojë tituj në Angli, Spanjë dhe Itali. Pasi Juventusi ka fituar shtatë tituj rresht, ky është rekordi që Ronaldos mund t’i vijë më së lehti.

2. Fitorja e Ligës së Kampionëve me tri skuadra

Clarence Seedorf është i vetmi lojtar që e ka fituar Ligën e Kampionëve me tri skuadra të ndryshme: Ajax, Real Madrid dhe Milan. Ronaldo mund të barazojë holandezin, pasi deri tash ka fituar këtë trofe me Manchester Unitedin dhe Real Madridin.

3. Të fitojë gjashtë kupa evropiane

Pasi ndihmoi Realin në triumfin e katërfishtë brenda pesë sezoneve në Ligën e Kampionëve, Ronaldo tash ka pesë tituj të tillë falë triumfit që pati me Unitedin më 2008. I vetmi lojtar që ka më shumë është Paco Gento. Ish-reprezentuesi i Spanjës ka gjashtë Kupa Evropiane, ndërsa Ronaldo mund ta barazojë këtë rekord të mahnitshëm.

4. Topin e gjashtë të Artë

Ronaldo dhe Lionel Messi kanë fituar Topin e Artë nga pesë herë. Ronaldo me triumf potencial në Itali dhe në Evropë, mund të fitojë edhe titullin e gjashtë të Topit të Artë.

5. Këpuca e pestë e Artë në Evropë

Ronaldo ka fituar Këpucën e Artë në Evropë katër herë, duke dominuar në Premier Ligë njëherë dhe tri herë në Spanjë. Messi udhëheqë këtë garë me pesë herë.

6. Më së shumti gola në Serie A në një sezon

Gonzalo Higuain realizoi 36 gola në një sezon në Serie A dhe mban lidershipin për më së shumti gola në një sezon. Ky është një tjetër rekord që Ronaldo synon. Deri tash në tri sezone, Ronaldo ka arritur të realizojë më shumë se 36 gola në një sezon të vetëm.

7. Më së shumti gola për Juventusin në të gjitha garat

Në rast se shënon 36 gola në një sezon në Serie A, Ronaldo do të bëhej po ashtu lojtari me më së shumti gola në një sezon në të gjitha garat për Juventusin. Këtë rekord te “Zonja e Vjetër” e mban Ferenc Herzer me 35 gola në sezonin 1925-26.

8. Më së shumti hat-trickë në Ligën e Kampionëve

Ronaldo dhe Messi kanë realizuar nga shtatë herë tregolësha në Ligën e Kampionëve. Me Juven, Ronaldo synon ta thyejë edhe më tej rekordin.

9. Më së shumti hat-trickë në Serinë A

Ky është rekordi tjetër që mund të thyhet nga Ronaldo, i cili njihet për ambiciet e tij. Gunnr Nordahl dhe Giuseppe Meazza mbajnë rekordin me nga 17 tripleta të golave. Në kontratën katërvjeçare, Ronaldos i duhet të bëjë nga më shumë se 4 hat-trickë në sezon për ta thyer rekordin.

10. Lojtari i parë që është top-shënues në Premier Ligë, La Ligë dhe Serie A

John Charles dhe Christian Vieri kanë udhëhequr listat e golashënuesve në dy nga top pesë ligat evropiane. Megjithatë, Ronaldo mund t’i kalojë të dy dhe të hyjë në histori.