Transmetuesi publik gjerman, ARD, i ka kushtuar sot një artikull Parkut të Gërmisë.
“Kridhuni në një botë tjetër: Parku i Gërmisë”, titullohet shkrimi, i cili shoqërohet me fotografi nga parku i famshëm, në periferi të Prishtinës.

“Temperatura e ajrit në Germi është rreth dy gradë më e ulët sesa temperatura në qendër të Prishtinës në cilëndo stinë, dhe më e rëndësishmja – cilësia e ajrit është shumë më e mirë”, thekson shkrimi i ARD, ndër të tjera.