​Sot ora e parë e mësimit u kushtohet raporteve Kosovë – SHBA

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka vendosur që sot në orën e parë të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës të mësohet për raportet Kosovë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendimi i ministrit:

Loading...

Të dashur qytetarë, nxënës e mësimdhënës, Në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan , z. George H.W Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike, kam marrë vendim që të mërkurën, më 5 dhjetor 2018, të gjitha institucionet e arsimit para universitar, orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë raporteve të mira historike në mes Kosovës dhe SHBA-ve, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që i është dhënë vendit tonë gjatë procesit të çlirimit, pavarësimit dhe shtet ndërtimit.