​Kështu votuan në Kosovë dhe Shqipëri për Topin e Artë

Pas ceremonisë së ndarjes së Topit të Artë, që u mbajt mbrëmë në Dublin, gazeta franceze, France Football, i ka publikuar votat e jurisë për zgjedhjen e fituesit të këtij çmimi, ndër të cilët ishin edhe gazetari nga Kosova, Bajram Shala, dhe ai nga Shqipëria, Besnik Dizdari.

Pas një dekade dominim nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, Topin e Artë këtë vit e fitoi Luka Modrici, i cili sezonin e kaluar e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe verës shkoi deri në finale të Kupës së Botës me Kombëtaren e Kroacisë, transmeton Gazeta Express.

Loading...

Gazetari sportiv i RTV 21, Bajram Shala, ishte pjesë e jurisë që do e votoi fituesin e këtij çmimi. Në pozitë të parë, ai e renditi Luka Modricin e pastaj Kylian Mbappen, Cristiano Ronaldon, Raphael Varanen dhe në pozitën e pestë Antoine Griezmann.

Ndërsa, gazetari i revistës Futbolli Shqiptar, Besnik Dizdari, e renditi Griezmannin në pozitën e parë, ndërsa pas tij Modricin, Ronaldon, Messin dhe në pozitën e pestë Mbappen.

Lista fillestare e kandidatëve për këtë çmim përbëhej nga 30 futbollistë dhe ajo u zgjodh nga ekipi redaktorial i gazetës franceze të futbollit, France Football, e cila edhe e ndan këtë çmim.

Pasi u kompletua lista prej 30 futbollistëve, u formua një juri prej gazetarëve të cilët përfaqësojnë vende të ndryshme të botës. Këta gazetarë e kishin detyrë t’i votojnë futbollistët, duke i radhitur ata.

Pas u formua juria e gazetarëve, ata i zgjodhën top pesë futbollistët e tyre nga ajo listë prej 30 futbollistëve dhe i radhitën ata sipas meritës. Rregullat thonë se gazetarët duhet t’i vlerësojnë futbollistët sipas:

Paraqitjeve individuale dhe me ekip gjatë vitit;

Klasi i lojtarit (talenti dhe fair play);

Vlerësimi i përgjithshëm i karrierës së futbollistit.

Futbollisti i cili vlerësohet nga secili gazetar në pozitën e parë do t’i marrë gjashtë pikë, i dyti katër pikë, i treti tre pikë, i katërti dy pikë dhe i pesti një pikë. /Gazeta Express