​Asamblisti i PDK’së i dhuron abetare atij të Nismës, tregon arsyen

Të premten, në senacën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bardhi Avdaj, i ka bërë një dhuratë të veçantë atij të Nismës Socialdemokrate, Pranverim Berisha.

Avdaj ia ka dhuruar Berishës një abetare dhe një fletore pune.

Loading...

Këtë dhuratë s’e ka pranuar Berisha, por e ka mirëpritur kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi.

Avdaj për T7 ka treguar pse kishte vendosur t’i blente abetaren Berishës.

Asamblisti i PDK-së thotë se për këtë iniciativë kishte marrë përkahje të madhe nga votuesit e tij.

E, asamblisti i Nismës Socialdemokrate, përmes telefonit, i ka thënë T7 se nuk ka kohë të merret me gjëra që ai i ka quajtur të kota.