Zyrtarizohet transferimi i madh i Feronikelit

Edhe zyrtarisht, Ben Hamed Kone, është përforcimi më i ri i KF. Feronikelit.

Ai ka mbërritur në Kosovë, me ç’rast është takuar me presidentin e Niklit, Naim Ramaj, me të cilin i kanë kryer të gjitha procedurat finale të transferimit, ndërsa nga nesër, ai do i bashkohet skuadrës në stërvitje, me qëllim njohjes dhe përshtatjes me lojën dhe lojtarët e Feronikelit.

Më parë, Kone ishte lojtar i klubit italian, Nuroese, teksa prej fillimit të karrierës së tij ka qenë pjesë e shumë skuadrave, përfshirë Chonburi F.C nga Tajlanda, Home United F.C nga Singapuri, Gainare Tottori F.C nga Japonia, Slavia Sofia F.C nga Bullgaria, Academica Argeş nga Rumania, FC. Voluntari nga Rumania dhe Dibba Al- Fujairah S.C nga Emiratet e Bashkuara Arabe.