Zyrtari i PDK-së: Përveç largimit nga Qeveria, Rikallo të ndiqet penalisht

Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar debatin që po zhvillohet këto ditë  rreth ministrit të ri të Bujqësisë Nenad Rikalo.

Ai ka thënë se nëse ka argumente se ai është përfshi gjatë luftës në dhunën ndaj shqiptarëve e sidomos me dëshmitar të gjallë  atëherë këtu nuk duhet të ketë diskutim  të gjatë, transmeton Indeksonline.

“Përveç largimit  nga qeveria që është problem më i vogël ai duhet të ndiqet nga  prokuroria dhe të fillojnë hetimet ndaj tij. Askush nuk mund të fshihet me petkun qeveritar e që i ka shërbyer një pushteti vrastar serb dhe gjenocidin që e ka bërë në Kosovë ndaj popullatës shqiptare”, ka thënë Zeka i PDK-së.

Sipas tij, organet e hetuesisë duhet të fillojnë pa humbur për të sqaruar rastin e tij.