Zyrtarët e FIFA-s morën ryshfet që ‘Botërori 2010’ të zhvillohej në Afrikën e Jugut

Pesë ekzekutivë të FIFA-s kanë marrë ryshfet për ta organizuar Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut gjatë vitit 2010, ka thënë gjykatësja amerikane Loretta Lynch.

Lynch ka treguar detajet e hetimit amerikan në shtëpinë e futbollit. Ajo gjithashtu pohoi se ryshfetet janë përfshirë edhe në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në vitin 2016, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Shtatë zyrtarë të FIFA-s janë arrestuar sot (e mërkurë) në Zvicër me dyshimet se kanë pranuar ryshfet për të organizuar gara të ndryshme ndërkombëtare në futboll.

Ata janë në mesin e 14 personave që janë akuzuar për korrupsion dhe marrje të ryshfetit deri në 150 milionë dollarë në një periudhë prej 24 vjetëve.

Këta zyrtarë “pranuan ryshfet për të kryer punë të ndryshme. Këtë e kanë bërë vit pas viti, garë pas gare”, ka thënë Lynch.

Ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s, Jack Warner, thuhet se ka marrë më shumë se 10 milionë dollarë ryshfet nga qeveria jugafrikane për të organizuar kampionatin në këtë shtet.