Zyrtare: Xhaka vazhdon kontratën me Borussia Mönchengladbach

 

Ka marrë fund dëshira  e Milanit për ta transferuar në skuadër mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.
Kjo pasi Granit Xhaka ka vazhduar kontratën me Borussia Mönchengladbach.
Sipas marrëveshjes së re të nënshkruar sot, reprezentuesi zviceran do të qëndrojë në klubin gjerman deri në vitin 2019, me mundësi të zgjatjes së kontratës deri në vitin 2020.
Borussia Mönchengladbach është në rrugë të mirë për ta siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Në 18 xhiro të zhvilluara në Bundesligë, Borussia Mönchengladbach zë vendin e tretë me 30 pikë të grumbulluara.
 
Loading...