Zyrtare: Trepça ’89 nënshkruan marrëveshjen me kinezët! Ja detajet…

Kampioni i sivjem i Vala Superligës së Kosovës në futboll Trepça ’89 ka arritur marrëveshje me pronarin e akademisë aziatike “Taydon Academy” Vanna Li, i cili pas marrëveshjes është i obliguar që të investojë në klubin mitrovicas pothuajse në të gjitha elementet sportive sidomos në akademi të klubit, mëson “Korneri.net”.

Gjithashtu sipas “Korneri.net”, Vanna Li, do të investojë te Trepça ’89 për tre vite më radhë dhe më pastaj do të ketë të drejtën të bëhet aksioner i klubit së bashku me Abedin Zekën me 50% të aksioneve, por në asnjë mënyrë klubi i Trepçës ’89 nuk do të shkojë tërsisht në duartë e kinezëve.

Nga ana tjetër gjithmonë sipas “Korneri.net” në shtator, Vanna Li, do të sjell te Trepça ’89 një akademi të famshme, por nuk u zbulua se për kë bëhet fjalë.