ZYRTARE: Peja përjashtohet nga Superliga (FOTO)

Tashmë është zyrtare: KB Peja është përjashtuar nga Superliga dhe do të garojë në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm. Ky është vendimi i marrë nga Komisioni Disiplinor, i cili e aprovoi propozimin e Komisarit të Garave, shkruan Zëri.

Gjithashtu, verdhezinjtë u gjobitën me 2,000 euro dhe përfaqësuesi i këtij klubi, nuk ka të drejt ta ushtrojë detyrën e tij për një vit, përcjell Zëri.

Më poshtë mund ta shihni vendimin e marrë nga Komisioni Disiplinor dhe arsyetimin për këtë vendim, të cilin e ka siguruar ekskluzivisht gazeta “Zëri”. Me këtë rast, basketbolli kosovar humbi shumë dhe kampionati i ri nuk do të jetë interesant, siç ishte këtë edicion. /Zëri/

Image
Image