Zyrtare: Ky është kundërshtari i Prishtinës në Europa League (Foto)

Prishtina do të përballet me skuadrën e IFK Norrkoping në Europa League.

Momenti i shumëpritur ka ardhur, Prishtina ka mësuar rivalin e raundit të parë kualifikues të Europa League, shkruan Gazeta Express.

Shorti i tërhequr nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës, nxori skuadrën e Suedisë, IFK Norrkoping, si kundërshtarë të Prishtinës.

Prishtina ndeshjen e parë do ta luajë si mysafirë, që do të zhvillohen më 29 qershor, ndërsa ajo e kthimit luhet në Kosovë me 6 korrik. Kjo është hera e parë që klubet kosovare garojnë në garat e UEFA-s.

Derisa Shkëndija do të përballet me Dacia Chisinau. Skënderbeu do të ketë punë me Ue Sant Julia të Andorës, derisa Tirane do t’i matë forcat me Maccabi Tel-Aviv FC, përcjell Gazeta Express.

Ja çiftet në Europa League: