Zyrtare, ja sa persona u lënduan sot në aksidentin e Polacit

Drenica Press sot pat raportuar për një aksident në fshatin Polac të Skenderajt rreth orës 9:40.

Aksidenti u regjistrua në rrugën që të shpie për Vushtrri, ku dy makina janë aksidentuar dhe për pasojë nga ky aksident pat të lënduar.

Lidhur me këtë aksident Drenica Press ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka konfirmua se aksidenti i Polacit ka rezultuar me katër persona të lënduar dhe në të kanë qenë të përfshira tri vetura. /Drenica Press/

Lexo tjetër  Ky është bashkëshorti i Atifete Jahjagës për të cilën po flitet se janë ndarë (Foto)