Zyrtare: Chievo përforcohet edhe me një shqiptar, prezanton atë

Armando Vajushi është zyrtarisht një lojtar i Chievos në Itali. Më në fund është arritur marrëveshje edhe me klubin bullgar të Liteksit, i cili kishte në pronësi kartonin e shkodranit. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare u prezantua sot në ambientet e klubit nga Verona nga presidenti i skuadrës. Megjithatë, ka thuajse zero shanse që ai të luajë gjatë këtij sezoni me Chievon. Trajneri Maran ka plotësuar organikën dhe nuk ka nevojë për një tjetër lojtar me tipare sulmuese në krah.

Por mësohet se Chievo ka rënë dakord që ta blejë kartonin e Vajushit dhe më pas do ta japë këtë lojtar në huazim te një skuadër e Serisë B. Ky pakt i është bërë i dituar menaxherit të Vajushit dhe këtij të fundit. Duket se edhe për këtë gjë ka një marrëveshje.