Zvicerianët nuk i duan kosovarët në ekip. Behrami: Jemi zvicerianë!

 

Një situatë e pakëndshme ka prekur Kombëtaren e Zvicrës. Mediat helvete raportojnë se futbollistët zvicerianë janë kundra lojtarëve emigrantë të skuadrës së tyre.
Ku disa prej tyre janë dhe ato me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Pajtim Kasami.
Ndër të tjera në media “akuzohen” lojtarët shqiptarë të cilët nuk këndojnë himnin e përfaqësues Zviceriane para ndeshjeve.
Diego Benaglio dhe Stephen Lichtsteiner kanë shfaqur pakënaqësi ndaj lojtarëve që nuk këndojnë himnin, për këtë ata nuk duan lojtarë të tillë në skuadër.
Mirëpo, mesfushori kosovar i Zvicrës, Valon Behrami, e përgënjështroi lajmin, duke thënë se janë një grup i bashkuar.
Madje, Behrami theksoi që është e kotë të diskutohet për kosovar-zvicerian, zvicerian-zvicerian. “Ne jemi zvicerianë që luajmë për Zvicrën”.
“Nuk ka pakënaqësi në skuadër. Ne jemi një grup”, u shpreh 29-vjeçari  për laliberte.ch.
“Unë falë resurseve të investuara nga Federata Zvicerane e Futbollit jam bërë lojtari që jam sot. Kjo vlen edhe për Xherdan Shaqirin. Ne duhet të ndalemi dhe mos të flasim më për ‘kosovaro-zviceran’ apo për ‘zviceran-zviceran’. Kjo nuk na dërgon askund. Ne jemi zviceranë që luajmë për Zvicrën”, përfundoi Behrami.