Zogjtë e Qyqes!

Shkruan: Mulla Osman Musliu

Është një Shpend populli i thotë qyqe.

Kjo krijesë e ka një veti interesante. Kur ti vijë koha “me ra klluçë” nuk ndërton fole për vete. Mirëpo vëzhgon foletë e shpendëve tjera dhe i vendos vezët e saj në foletë më të mira.

Më interesantja është se ka aftësi ti bëjë vezët e saj të njëjta si nga forma si nga ngjyra me vezët e folesë së tjetrit! Në këtë formë i shpërndanë vezët e saj nëpër foletë e shpendëve tjera. Për këtë arsye pleqtë e kanë përdorë metaforën “shkeptë si votë e qyqes”!

Mirëpo edhe zogu i qyqes nuk mbetët mbrapa prej nanës për nga kësi lloj aftësish! Ai lind apo çelë më herët se vezët tjera të folesë. Ndërsa me krahët e tij sikur të ishte i porositur i hedhë të gjitha vezët tjera nga foleja. Në këtë formë bëhet i zoti i shpisë në fole të huaj! Pra ushqimet dhe të mirat tjera që i sjellin ‘prindërit’ e folesë i përfiton vetëm zogu i qyqes. Pas tri jave rritet më shumë se ‘nëna’ e folesë. Ndërsa pas gjashtë jave e shkatërron folenë për të dalë në kërkim të çiftëzimit…

Tek ne, në Shqiptari, folenë tonë të dashur shumë e Qyqja i ka lanë vezët e veta. Gjithmone kemi pasur probleme me ‘Zogjtë e Qyqes’ dhe do kemi prapë. Por të luftojmë që ta mbrojmë secili folen e vet që të mos na pushtojnë Zogjtë e Qyqes.

Lexo tjetër  Kjo qeveri po kalbet!