Zogiani: Nuk ka faj Milaim Zeka që tutet prej një pushteti të pakorruptueshëm

Avni Zogiani ka reaguar ndaj një komenti të kandidatit për deputet, Milaim Zekës, lidhur me disa biseda mes ambasadorëve e Albin Kurti, të cilat ai pretendon se i di dhe sot i zbuloi në Facebook.

Zogiani ka thënë se Zeka “ka hangër nga të gjitha lugët, edhe si zyrtar qeveritar, edhe si gazetar, edhe si hajgarexhi, edhe si përfaqësuesi i JAT, edhe si uzurpues, edhe si qiramarrës i MTI me objekt të uzurpuar”, shkruan Periskopi.

Sipas Zogianit, frika e Zekës nga një pushtet i mundshëm që do të ishte i pakorruptueshëm, është normale.

Shkrimi i plot:

Nuk ka faj Milaim Zeka, sepse ka hangër me t’gjitha lugët… edhe si zyrtar qeveritar, edhe si gazetar, edhe si hajgarexhi, edhe si patriot, edhe si përfaqësues i JAT, edhe si uzurpes, edhe si qiramarrës i MTI me objekt të uzurparu… Me fjalë të tjera, s’ka faj që tutet prej ndonjë pushteti eventual të pakorruptuem.

 
Loading...