Zogaj: Gjykata Speciale e dëmshme për Kosovën

Çdo tentim për ta njollosur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, konsiderohet anti-kombëtarizem sepse mohohet kontributi i një ushtrie që kishte qëllim kryesor çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, thotë opinionisti Sefer Zogaj në një prononcim për portalin Drenicapress. Sipas tij “Gjykata Speciale është e dëmshme për shtetin e Kosovës dhe për proceset e shtet-formimit, pasi që gjykimi i “krimeve” të supozuara nënkupton që po tentohet të njolloset lufta e UÇK-së. Më mire është të deklarohet që “Gjykata Speciale” është imponim nga ndërkombëtaret që të pretendohet që kjo gjykatë është e mire për Kosovën, s’paku të pranohet e vërteta edhe nëse nuk mund të pengohet thotë opinionisti Zogaj. Nëse “Gjykata Speciale” burgosë figura të larta të shtetit që ishin pjesëmarrës në luftën e UÇK-së atëherë do të ketë pasoja të mëdha për Kosovën vlerëson Zogaj. Publicisti Zogaj thotë që nuk duhet të anashkalohet as referendum ku populli duhet të vendos rreth kësaj gjykate. Kosova po përballet me një sfidë për të cilën na duhet një politik largpamëse, duhet t’i shmangemi rrezikut nga njollosja eventuale që mund t’i bëhet UÇK-së. E gjithë bota e di që gjenocidin në Kosovë e kreu Serbia thotë publicisti Sefer Zogaj./drenicapress/