Zjarr i madh brenda kampit të KFOR’it në Prishtinë

Një zjarr i madh ka shpërthyer dje gjatë ditës në selinë qendrore të KFOR-it në Prishtinë.

Tymi ka përfshirë një pjesë të madhe të lagjes Arbëria për orë të tëra.

Në orët e pasdites ka qenë e pamundur të kontaktohet me Zyrën për media të KFOR-it, por KTV-ja merr vesh se zjarri mund të ketë ndodhur në afërsi të rezervave të naftës.

Nuk është raportuar ende për ndonjë të lënduar.

Lexo tjetër  Policia spanjolle qëllon me armë një burrë, bërtiti “Allahu është i Madh”