Zhvillime të reja politike në Skenderaj, ja çfarë ndodhi sot

Me një seancë maratonike me shumë paknaqësi në Kuvendin Komunal të Skenderajt, ka arritur me 16 vota të kaloj propozimi i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari lidhur me Parkun e Biznesit.

Kështu menjëherë pas këtij votimi ka ardhur reagimi i Iniciativës Qytetare 41000, pasi anëtarja e kësa iniciative Donika Rushiti votoj pro propozimit të bërë nga kryetari Bekim Jashari. Menjëherë pas këtij vendimi të saj kryetari i kësaj Iniciative, Malsor Bejta ka dalë me këtë reagim drejtuar qytetarëve të Skenderajt:

Ky është reagimi i plotë

“Pershendetje banore t’Komunes sone, sot sic ju njoftuam u mbajt vazhdimi i mbledhjes se Kuvendit Komunal, me c’rast u deshmu qe Bekim Jashari nuk ka dale jasht natyres se tij gjate asaj paraqitjes se “famshme” ne konference per media…
Derisa atehere menduam qe ishte veprim i ngutshem e i pamatshem i tij. Sot na e deshmoj qe eshte pikerisht ai i njejti Bekim Jashari i cili pretendon ta instaloj diktaturen ne Komunen tone…
Duke na e pamundesuar te flasim, duke ironizuar me ato brenga qe ne i patem dhe duke iu dhene mundesi edhe asamblistve tjere, t’cilet i ka mashtru me nga nje kaqik, e t’cilet pastaj na u versulen me fyrje e ofendime…
Ky eshte Bekim Jashari i cili shkon edhe me larg duke i blere votat e asamblisve vetem e vetem qe ti realizoj synimet e grupit te tij te interesit…

Me gjithe rezistencen tone per te mos rene pre e pazareve te cfaredo forme e me askend, sot kjo nuk na funksionoj sepse per fat te keq anetarja e asamblese njeherit perfaqesuesja e I.Q. 41000 Donika Rushiti u vu ne sherbim te grupit te Kryetarit per arsye qe ajo i din… me c’rast shperfilli vendimet e I.Q. 41000 ne bashkeveprim me Vetevendosjen.
Me kete veprim te saj, ajo sot shkeli mbi gjithe idealin e I.Q. 41000 per nje Skenderaj Normal.
Duke qene te vetedijshem se ky veprim i saj do te ndikoj mjaft keq, e per pasoje do te zbehen edhe endrrat e shume njerezve qe i kishin ndertuar per NE, se jemi NE ata te cilet do ti perfaqesojm me ndere dhe dinjitet te larte…
Si perfundim, me miratimin edhe te anetareve tjere te ketij subjeki, kemi marre vendim qe e njejta te perjashtohet nga I.Q 41000

Shfrytezojme rastin qe t’iu kerkojm falje votuesve tane dhe u themi se endrra per nje Skenderaj Normal, eshte zbehur mjaft shume, por nuk do te shuhet, per faktin se ju jeni ata te cilet, na ndihmuat e do na ndihmoni ne c’do hap, per te vazhduar tutje…

Per hapet e me tutjeshem do t’ju njoftojme diteve ne vijim…