Zgjedhjet në Rusi, ja kush po e sfidon Putinin

Disa qindra persona kanë përkrahur kandidaturën e liderit opozitar, Alexei Navalny, për president të Rusisë, ndërsa pritet vendimi i Administratës Zgjedhore, nëse ai do të ketë të drejtë të garojë për numrin një të shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kundërshtari më i denjë i presidentit aktual të Rusisë, Vladimir Putin, në 18 vitet e pushtetit të tij, Navalny, më herët e kishte të ndaluar kandidimin nga shkaku i një verdikti penal lidhur me një rast të cilin ai e vlerëson si të motivuar politikisht.

Mendohet se ai do të mund të ikte nga shteti, nëse do të merrte lejë të posaçme, ose nëse verdikti pezullohet.

Rreth 800 përkrahës të Navalnyt u mblodhën të dielën në një takim për t’i dhënë përkrahje, ndërkohë pritet që nominimi i përbashkët t’iu dorëzohet autoriteteve zgjedhore, të cilat pastaj do të vendosin mbi një kandidim të mundshëm të tij. Fushata të cilën e drejton Navalny ka sensibilizuar masat edhe në pjesët më rurale të Rusisë.

Megjithatë, presidenti aktual, Vladimir Putin, në bazë të sondazheve gëzon mbështetjen e mbi 80 për qind të votuesve, që e bën fitues të sigurt në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në mars të vitit 2018.

Lexo tjetër  Ra në tokë dhe shpërtheu në flakë, dalin pamjet e rrëzimit të avionit në Rusi