Zëvendësi i Perezit pa dashje tregon trajnerin e ri të Realit

Rafa Benitez do të jetë trajner i ri i Real Madridit.

Zëvendëspresidenti i Real Madridit, Eduardo Fernández de Blas gabimisht ka treguar se Rafa Benitez do të jetë trajner i ri i Real Madridit. Ai gjatë një mbledhje ka folur për trajnerët më të mirë në botë, ku rastësisht ka treguar për trajnerin e ri të Realit. “Do t’ju them diçka. Vetëm një gjë. Ancelotti është një fenomen. Ne e falënderuam atë. Deri para tre ditësh për mua ai ishte trajneri më i mirë në botë, ashtu siç ishte para dy vjetësh Jose Mourinho dhe ashtu siç do të jetë duke nisur nga kjo javë Rafa Benitez”, tha Eduardo Fernández de Blas, shkruan AS.