Zëdhënësi i Drenasit prezanton punën që ka bërë komuna në rritjen e transparencës

Në panelin e dytë të mbajtur sot për “Transparenca në investimet kapitale dhe përdorimi i teknologjisë informative” të ftuar ishin Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi; Zëdhënësi i komunës së Drenasit, njëkohësisht kryetar i Kolegjiumit për transparencë, Bekim Dobra dhe Adem Haliti, zëdhënës i komunës së Obiliqit, transmeton drenicapress.info

Penalistët prezantuan punën që kanë bërë komunat e tyre në rritjen e transparencës ndaj qytetarëve dhe se si e kanë integruar teknologjinë informative në këtë aspekt.

Të pranishmit i shprehën pakënaqësitë e tyre sa i përket mosgatishmërisë së disa komunave për të bashkëpunuar me OJQ të ndryshme që do t’u ndihmonin ta rrisnin transparencën. Po ashtu, ata kritikuan mungesën e mirëmbajtjes së vebfaqeve të komunave, ku nuk ofrohen informata të përditësuara. /Drenica Press/