Zbulohet një fotografi kur Sylejman Selimi ishte në shkollë të mesme (Foto)

Ka qenë shumë i ri, kur nisi të merret me aktivitete patriotike. Syleman Selimi i cili qysh herët iu bashkua luftës së UCK-së, krijoi kontaktet me figurat dhe patriotët më të mëdhenjë të Kosovës; shumë prej tyre tash dëshmorë.

Dëshmi për këtë është edhe kjo fotografi e postuar nga ish deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, shkruan Magazina.al

Duke kujtuar rënien e Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici në përvjetorin e 19-të, Demaku  ka publikuar një fotografi ku shihen dy heronjtë bashkë me Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun.

Kjo fotografi është realizuar diku para 20 vjetësh, kohë kjo kur Selimi ishte tepër i ri.

Ndryshe Selimi dhe Denmaku janë dënuar për veprën; krime lufte kundër popullësisë civile; dënim ky që është cilësuar apsurd nga ata që e besojnë në pastertinë e luftës së UCK-së.