Zbulohen inicialet e 16 vjeçarit i cila u vra sot në Prishtinë

Një 16 vjeçar është vrarë sot në Prishtinë. Pas këtij rasti policia e Kosovës ka dalë më qëndrimin e saj zyrtar.

Prokurori i shtetit e ka cilësuar si vrasje të rëndë, transmeton ‘Indeksonline’.

Më poshtë njoftimi i Policisë:

Viktima e këtij rasti është A.Z mashkull 16 vjeç, trupi i pajete i te cilit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aktualisht njësitet policore janë duke ndërmarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave qe kane të bëjnë me këtë ngjarje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.  Rasti nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar si vrasje e rende./Indeksonline/