Zbulohen emrat e kandidatëve të AAK’së për deputetë

Në një takim të mbajtur pasditen e së enjtes Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Pjesë e kësaj liste janë emrat e të gjithë deputetëve të kësaj partie në legjislaturën e kaluar, por të njëjtës i janë shtuar edhe emra të rinj. Një ndër ta është edhe i sapoanëtarësuari, Halil Matoshi dhe zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj.

Kallxo.com ka siguruar emrat e 40 kandidatëve të AAK’së për deputetë.

Në mesin e tyre është edhe ish-shefi i grupit parlamentar, Pal Lekaj, të cilit në prill të këtij viti Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në këtë listë është edhe Elmaze Nura, e cila aderoi në këtë parti muaj me parë. Edhe Nura ishte në proces gjyqësor, por muajin e kaluar ajo u shpall e pafajshme.

Pjesë e kësaj liste është edhe kryetari aktual i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

Në këtë listë është edhe biznesmeni Gani Dreshaj, i cili ia pagoi shpenzimet e mbrojtjes në Francë Ramush Haradinajt.

Këta janë emrat e AAK’së për deputetë:

Ramush Haradinaj
Ahmet Isufi – Gjilan
Pal Lekaj – Gjakovë
Gazmend Abrashi – Prishtinë
Blerim Kuçi – Suharekë
Ali Berisha – Pejë
Muharrem Nitaj – Prishtinë
Daut Haradinaj – Deçan
Rrustem Berisha – Pejë
Halil Matoshi – Prishtinë
Bali Muharremi – Suharekë
Lahi Brahimaj – Gjakovë
Besnik Tahiri – Prishtinë
Smaj Latifi – Rahovec
Lulzim Kabashi – Prizren
Xhavit Zariqi – Ferizaj
Gani Dreshaj – Istog
Rexhep Kadriu – Gjilan
Fitim Selimi – Lipjan
Fatmir Humolli – Podujevë
Rasim Selmanaj – Deçan
Anton Berisha – Pejë
Zenun Elezi – Klinë
Naim Sahiti – Pejë
Lutfi Bilalli – Vushtrri
Bekë Berisha – Istog
Shkumbin Demaliaj – Deçan
Enver Gashi – Obiliq
Time Kadriaj – Deçan
Teuta Haxhiu – Gjakovë
Magbule Shkodra – Gjilan
Diellza Hoti – Prishtinë
Burbuqe Bakija – Gjakovë
Ilirjana Gafurri – Pejë
Elmaze Nura – Skenderaj
Arbresha Nallbani – Pejë
Valentine Bajrami – Prishtinë
Zoje Lleshi – Gjakovë
Gjyljeta Kuçi – Vushtrri

 
Loading...