Zbulohen detaje pas përplasjes së anijes luftarake amerikane me atë të mallrave

Marina amerikane ka nxjerrë nga uji trupat e pajetë të 7 marinarëve që humbën jetën pas përplasjes me një anije mallrash të Filipine në detin e Japonisë. Sipas hetimeve anija tregtare ka bërë një manovër të gabuar.

Janë gjetur të pajetë 7 marinarët amerikanë të zhdukur pas një përplasje mes një anije luftarake të Shteteve të Bashkuara me një mjet lundrues që transportonte kontenjerë me flamur të Filipineve.

Incidenti ndodhi të enjten në afërsi të gadishullit japonez Izu, në jug të Tokios.

Zhytësit kanë gjetur trupat e marinarëve në një zonë konvikti që ishte mbushur nga uji, raporton Marina Amerikane.

Në anijen luftarake, pas përplasjes me anijen e mallrave, uji hyri me një forcë të fuqishme duke mos i lënë kohë marinësve të reagonin.

Incidenti ndodhi në orët e vona të mbrëmjes ndërsa shumë marinarë gjendeshin në gjumë.

Pas përplasjes anija amerikane u dërguar në një bazë në Jokosuka.

Në zonën ku ndodhi aksidenti tragjik, trafiku është inteziv pasi kalojnë shumë anije mallrash.

Një hetim paraprak në lidhje me ngjarjen tregon se mjeti lundrues me gjatësi 220 metra që transportonte kontenjerë ka bërë një manovër gabuar që rezultoi fatale për 7 marinarët amerikanë.

 
Loading...