Xhiroja e 21-të në shenjë të “Derbit Drenicas”

 

Raifaisen Superliga e Kosovës në futboll në javën e 21-të vë përballë njëra tjetrës KF Drenicën dhe KF Ferronikelin.
KF Drenica gostit në “Bajram Aliu” KF Ferronikeli, që këtë sezon pranveror nuk di për humbje.
KF Drenica do të ketë synim kryesor që në këtë takim t’ia shkaktojë humbjen e parë Ferronikelit, por edhe që të arkëtoj tri pikë të reja mjaftë të rëndësishme për të siguruar sa më parë mbetjen në Superligë.
Në anën tjetër, Ferronikelit i duhet fitorja për të qëndruar në krye të tabelës dhe për të marshuar drejt titullit kampion.
Pas 20 xhirove të zhvilluara Ferronikeli kryeson me 40 pikë, kurse KF Drenica renditet në vendin e 7-të me 27 pikë.
Derbi i Drenicës luhet të shtunen prej orës 13:00 në “Bajram Aliu” të Skenderajt.
Ky takim do të referohet nga katershja e gjyqëtarëve K.Vula.B.Kepuska. I.Kabashi. B.Batalli.