Xhirohet nga fotografi kosovar shpendi i rrallë (VIDEO/FOTO)

Pupëza, është njëra nga  shpendët më të rrallë që shihet ndonjëherë.

Nga një video që është bërë në Komunën e Kamenicës shihen pamje të bukura nga natyra me lëvizjet e ndryshme të shpendit në fjalë.

Xhirimin e ka bërë fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi.

“Sot bashkë me shokun Besnik Jakupin kemi për të kërkuar Pupëzën (Upupa epops, emri shkencor). Falë Zotit, ajo u kthye nga shtegëtimi dhe ne arritëm të bëjmë xhirim dhe disa fotografi dhe për këtë falenderoj All-ahun, sepse nuk kam pritë kurrë të xhiroj ndonjëherë aq afër “, ka thënë Mavriqi.

Vlen të përmendim faktin se shpendi është përmendur edhe në Kur’an, librin e shenjtë të besimtarve myslimanë.

Linkun ne youtube e gjeni poshtë. / Indeksonline /

Lexo tjetër  Rahovec, një person bie në humnerë me ekskavator