Wilshere nuk shitet

Arsene Wenger ka hedhur poshtë mundësinë që Jack Wilshere të largohet nga klubi.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hedhur poshtë mundësinë që Jack Wilshere të largohet nga klubi.

Francezi deklaroi se Wilshere është një nga lojtarët kryesor të skuadrës së tij, pasi duan të përfitojnë nga talenti i tij.

“Unë bëra që Jack Wilshere të luaj si 17-vjeçar. Kjo do të thotë se nuk ka dëshirë më të madhe për një lojtar. Ne gjithmonë e kemi vazhduar kontratën e tij dhe kemi qenë të qetë me lëndimet e tij”, u shpreh Wenger.

“Ne gjithmonë i kemi qëndruar afër në momentet e vështira. A do të thotë kjo se ne e duam atë për një kohë të gjatë? Po, pasi duam të përfitojmë tani nga talenti i tij”, shtoi tutje Wenger.