WhatsApp tani ofron thirrje me zë

Aplikacioni i njohur WhatsApp tani do të ofroj edhe një shërbim të ri për përdoruesit e saj. Nga ky aplikacion tani mund të bëni edhe thirrje telefonike, mirëpo në gjë të tillë fillimisht mund ta bëjnë vetëm përdoruesit e WhatsApp-it që përdorin pajisje Android.
Bëhet e ditur se kjo mundësi do të vije së shpejti edhe për platformën iOS dhe Windows Phone, pajisje këto për të cilat ende nuk është aktiv ky shërbim i ri.
Të gjithë përdoruesit e WhatsApp-it që kanë pajisje Android mund të shkarkojnë versionin e fundit 2.12.5 në Google Play Store dhe mund të përdorin shërbimin e thirrjeve me zë.