WhatsApp shënon rritje të përdoruesve

Aplikacioni i njohur botëror në shërbimet mesazheve “WhatsApp” po rritet çdo ditë e më shumë.
Bëhet e ditur se kohëve të fundit ky aplikacion ka shënuar edhe një rritje të madhe të përdoruesve. Nga 600 milion përdorues aktiv mujor sa kishte në muajin gusht të 2014, tani ky aplikacion ka 700 milion përdorues aktiv, ku rreth 30 miliard mesazhe në ditë dërgohen nga ky aplikacion.
Shefi ekzekutiv i WhatsApp-it, Jan Koum, në një postim në facebook është shpreh se “Jemi mirënjohës që kaq shumë njerëz po e përdorn WhatssApp-in për të mbajtur lidhjet me miq dhe familjarë.”