Wenger: Mourinho? Harrojeni

Menaxheri i Chelsea, Jose Mourinho, ka pohuar se Arsenali, ka filluar të luaj vetëm nga mesi i janarit dhe i prillit.

Por me këtë koment të trajnerit portugez, nuk dëshiron të merret trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

“Mos ma përmendni, harrojeni fjalimin e tij, dhe merruni me diçka tjetër”, deklaroi Wenger para gazetarëve. “Unë nuk jam i interesuar për fjalimin e tij”.

“Unë thjesht nuk dua të dëgjoi se çfarë thonë njerëzit. Dëgjoj pyetjet që ju kërkoni nga unë, por këtu nuk dua të përgjigjem, unë nuk dua të përgjigjem”.