Wagner: Ronaldo shënon më shumë gola në ndeshje sesa unë në stërvitje

Sulmuesi i Bayern Munichut, Sandro Wagner, mezi pret për të luajtur kundër Cristiano Ronaldos në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Goli i 15-të i Ronaldos në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni siguroi një fitore dramatike dhe të diskutueshme në çerekfinalen e Realit kundër Juventusit.

Ky gol i portugezi i dërgoi Mbretërit në gjysmëfinale të kësaj gare dhe shorti deshi që spanjollët të përballet me Bayernin në këtë fazë.

Ronaldo ka shënuar 41 herë këtë sezon dhe ka shënuar më shumë se 400 gola gjatë karrierës së tij në Madrid, dhe sulmuesi i Bayernit, Wagner, është një admirues i madh i portugezit.

Sulmuesi gjerman i Bayernit ka folur fjalë të mëdha për Ronaldon

Wagner ka thënë se Ronaldo është i madh dhe shënon më shumë gola në ndeshjes sesa ky në stërvitje.

“Ai është i madh. Më pëlqejnë njerëz të tillë si ai. E di që shumë njerëz e kritikojnë atë, por mua më pëlqen”, ka thënë fillimisht Wagner.

“Do të ishte e mërzitshme nëse do të ishim të gjithë të njëjtë”, shtoi ai.

“Ai shënon më shumë gola në ndeshje sesa unë në trajnim. Do të jem shumë i lumtur që do të takohem me të”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Lexo tjetër  Manchester City-Watford, golat dhe rastet (video)