VUSHTRRI: SHFAQET KOMEDIA “BURRI BURRË” NGA TEATRI I QYTETIT

Në Qendrën e kulturës “ Hasan Prishtina “, në Vushtrri , u shfaq premiera e komedisë “Burri Burrë” të autorit Kristo Floqi nga Teatri i Qytetit.

Artistët vushtrrias, Besart Bunjaku, Blerta Gubetini, Bujar Haxhaj dhe Dredhëza Shala, shkëlqyen në këtë pjesë teatrale,regjinë e së cilës e realizoi me sukses Fazli Muharremi- Tali. Në këtë shfaqje ra në sy për të mirë skena shumë e bukur e përgatitur nga Bahri Muzaqi. Ndërkaq,sa i përket brendisë së komedisë, humori ishte shumë gazmor, sepse trajtohen probleme nga përditshmëria,me theks të veçant lakmia.

Ndryshe, Kristo Foliqi, është një autor që u la në harresë gjatë viteve të diktaturës, por u sulmua edhe para Luftës, kryesisht nga ish-bashkëpunëtori i tij i dikurshëm Fan Noli dhe mbështetësit e tij, i cili nuk ia fali pse Floqi shkroi himnin e mbretërisë. Kjo shfaqje do të reprizohet të mërkuren e ardhshme në Vushtrri,kurse me 4 qershor do të marrë pjese në Festivalin Kombëtar të Komedive që mbahet në Mitrovicë.