Vushtrri: Përurohet Laboratori i Shëndetit Primar

Në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, sot në Vushtrri u përurua Laboratori i Shëndetit Primar. Ky Laborator, për të cilin Komuna e Vushtrrisë, së bashku me mjete laboratorike dhe inventar të ri, ka investuar afër 150 mijë euro, do te ofrojë shërbime më cilësore për qytetarët e kësaj komune. Në kuadër të këtij objekti tejet funksional, gjenden edhe objektet përcjellëse të barnatores dhe deposë kryesore të QKMF.
Për rëndësinë dhe rolin e këtij objekti modern, folën Drejtoresha e QKMF,Dr Luljeta Zahiti-Preteni dhe Kryetari i Komunës, Bajram Mulaku,të cilët së bashku edhe me Drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi, Abdullah Klinaku, në pranine e stafit dhe punëtorëve të këtij enti shëndetësor, përuruan këtë objekt.

 
Loading...