Vushtrri, lista e kandidatëve të AKR-së për asamble komunale

Edhe subjekti i Alencës Kosova e Re(AKR) iu bashkangjit vagonit të të përzgjedhurëve për të kandiduar me kandidatët që do t’i prijnë listave për asamble komunale në Vushtrri.

Shumë bashkëpunime, ide, kreativitet të realizuara në vazhdimësi nga të gjithë anëtarërt e subjektit të AKR-së, nxorrën frytet më të mira që do të përfaqësojnë më së miri zërin e qytetarit.

Nga takimi i mbajtur sot me strukturat e degës së AKR-së në Vushtrri u prezentua edhe lista finale me kandidatët që do të jenë për deputet në kuadër të AKR-së në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Me këtë rast Kryetari i Degës së AKR-së në Vushtrri, Nasuf Aliu u shpreh tejët i lumtur për kuadrot që do ta përfaqësojnë më së miri zërin e qytetarit dhe AKR-në në Vushtrri. Ai theksoi se nga sot ka filluar një sfidë e re e përbashkët të cilën nga sot bashkërisht duhet ta kalojmë dhe të sjellim fitoren, të sjellim më të mirën për qytetarët tonë, për një Vushtrri te Re dhe të dinjitëtshme sipas dëshirës së atdhetarit të shquar Hasan Prishtina.

Me këtë rast edhe kandidatët në fjalë u ndjen të ndëruar që janë pjesë e kësaj liste dhe njëherit theksuan se dëshira për të marrë dhe dhënë përgjegjësi e tejkalon çdo dëshirë tjetër personale për fitore, sepse fitorja është e të gjithëve po aq sa edhe synimet dhe detyrat karshi popullit që kanë, e që janë të përbashkëta.

Me këtë rast u miratua lista e plotë e kandidatëve të AKR-së për asamble komunale, me ç’rast u përfshin shumë figura të njohura, familje me zë, të shquara dhe të dinjitetshme për Vushtrrinë.

Lista e Kandidatëve të AKR-së për Asamblenë Komunale në Vushtrri:

1. Nasuf Aliu
2. Arta Imeri
3. Mergime Berisha
4. Islam Krasniqi
5. Abdullah Kelmendi
6. Fakete Dushi
7. Bujar Saraçi
8. Refik Selimi
9. Mirjeta Mikullovci
10. Bajrush Kosumi
11. Sead Hasani
12. Lumnije Sefedini
13. Hajrullah Rama
14. Enver Halimi
15. Mrika Maliqi
16. Fitim Morina
17. Mexhit Imeri
18. Marigona Zymeri
19. Flamur Buliqi
20. Fehmi Demiri
21. Ardiana Rama
22. Avdush Hyseni
23. Arben Zenuni
24. Sadete Mema
25. Esat Gashi
26. Driton Gërxhaliu
27. Donjeta Gashnjani
28. Agron Duraku
29. Besim Mehana
30. Marigonë Haziri
31. Fitim Ademi
32. Liridona Deliu
33. Vlora Bivolaku
34. Jalldyze Preniqi

Me këtë rast u bë e ditur që nesër do të bëhet edhe zyrtarizimi i kandidatit për Kryetar të Vushtrrisë së Re.