Vushtrri, Islamic Relief ndihmon me pako ushqimore për 130 familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale (FOTO)

Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale e Komunës së Vushtrrisë, fal bashkëpunimit me Islamic Relief zyra në Kosovë, realizoj shpërndarjen dhe furnizimin me pako ushqimore për 130 familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Ky është aktiviteti i dytë i kësaj natyre që e kemi realizuar brenda dy javëve të fundit, duke arritur që në këtë periudhë kaq të shkurtër të ndihmojmë dhe përkrahim afro 450 familje.

Ju falëmnderit donatorëve që donacionet e tyre kanë zgjedhur dhe besuar t’i realizojnë përmes drejtorisë sonë. Ngritja e besimit në qeverisje dhe institucione ka qenë dhe është një nga synimet e qeverisjes së re në Komunën e Vushtrrisë.

Me këto aktivitete ne po dëshmojmë se politika sociale është në fokusin tonë prioritar.

Fotografia e Sylejman Meholli

Lexo tjetër  Në orët e hershme të mëngjesit policia ishte në Llaushë, bastisë dhe konfiskon ...