Vushtrri: I jepet lamtumira e fundit Aziz Morinës, bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës (Pamje)

Sot në moshën 90 vjeçare iu dha lamtumira e fundit Aziz Morinës, i cili është ishte njëri nga të paktë bashkëluftëtarë të Shaban Polluzhës, që ende ishte gjallë.

Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e fshatit Akrashticë të Vushtrrisë, që ishte edhe vendlindja e tij.

Aziz Morina ishte në moshë shumë të re, por që kjo nuk e pengoj që t’i bashkohet luftës së Shaban Polluzhës për mbrojtjen e atdheut.

Ai kishte luftuar së bashku më gjithë burrat e familjes, babain Qazimin, që ishte vrarë në luftime, dhe axhallarët Ajetin dhe Tahirin, të cilët pas përfundimit të luftës ishin burgosur dhe torturuar nga pushtuesi serb nëpër bugjet më të rënda.

Viteve të fundit Aziz Morina ishte pjesë e një dokumentari televiziv për luftën e Shaban Polluzhës, ku ai kishte rrëfyer disa prej eksperiencave të tij.

 

Lexo tjetër  Turneun memorial në futboll ‘’Ilaz Kodra”e fiton KF Trepça