Vushtrri, arrestohet një i dyshuar për vjedhje të veturave

 

Policia e Kosovës njofton se dje në rrugën “Dëshmorët  e  Kombit” në Vushtrri ka arritur ta identifikoj dhe arrestojë  një person të dyshuar i cili kishte kryer veprën në fjale dhe disa vepra te tjera penale vjedhje te veturave.
Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
Ndërsa dje policia është informuar për një veturë të vjedhur në komunën e Vushtrrisë, duke kërkuar kordinim me policinë rajonale për kërkimin e tij.
 Rasti ka ndodhur pas orës 18.00 në orët e mbrëmjës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se nga të dyshuar të panjohur i është vjedhur vetura e tij e llojit Golf II.