Vulin:Thaçi nuk ka arsye ta padisë Serbinë

Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin, tha sot se deklarata Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se do të padisë Serbinë për gjenocid  është një përpjekje për t`i uzurpuar serbët dhe Serbinë.

Ai bëri thirrje që serbet të qëndrojnë të qetë në mënyrë që mos të bëhen pre e lehtë e provokimeve nga shqiptarët.

“Në Prishtinë, për fat të keq përformanca e politikanëve është vlerësuar  në bazë se sa janë në  gjendje të kenë urrejtje  dhe t`i shprehin ato për  serbët dhe Serbinë. Kjo është politika. Së pari, në Kosovë nuk ishte gjenocid, sepse nuk është thënë nga një gjykata ndërkombëtare”, ka thënë Vulin në Beograd, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Presidenti Hashim Thaçi në një debat të hapur me gazetarë serbë dhe shoqëri civile  në Çagllavicë kishte thënë se ‘’Serbia herët apo vonë të  përballet me padinë nga Kosova për gjenocidin e kryer me popullatën shqiptare”, transmeton Klan Kosova.

Lexo tjetër  Rritja e çmimit të rrymës, skandali i radhës i Qeverisë