Vuçiq e pranon: Nuk mund ta vizitojë Kosovën pa leje

Kryeministri i Serbisë, dhe kandidati për president, Aleksandr Vuçiq ka thënë se ka dëshirë tejet të madhe për të vizituar Kosovën gjatë fushatës parazgjedhore.

Ai ka deklaruar se këtë nuk mund ta bëjë pa lejen e autoriteteve të Prishtinës zyrtare, duke shtuar se nuk do të donte të shkaktonte probleme, transmeton lajmi.net

Pas hapjes së stadiumit të atletikës në Novi Pazar, Vuçiq ka thënë se Beogradi dëshiron vazhdimin e procesit të dialogut, dhe se nuk ka asnjë arsye që kjo të mos ndodhë.

Duke folur për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, ai ka thënë se Hashim Thaçi po insiston dhe po ngutet me këtë vendim.

Ai foli edhe për për vendimin që Kosova t’i merr pasuritë e Jugosllavisë, duke thënë se është momenti i fundit që BE-ja të reagojë, duke i cilësuar këto vendime si shkelje të marrëveshjeve të Brukselit.