Vuan nga anoreksia, apelon për ndihmë (FOTO)

Rachael Farrokh, aktorja 37-vjeçare nga San Klemente i Kalifornisë vuan nga anoreksia, ajo ka bërë thirrje për ndihmë, por siç duket nuk ka marrë një përgjigje pozitive.

Përmes një video të shpërndarë në YouTube ajo deklaron se; “Kam nevojë për ndihmën tuaj dhe po vuaj nga çrregullimet me ushqimin. Bëhet fjalë për një lloj anoreksie shumë të rëndë”, thotë ajo. Rache peshon 20 kg dhe ka më shumë se 10 vite që vuan nga kjo lloj sëmundje.

Gjendja e 36 vjeçares është e rënduar ajo tashmë nuk ka fuqi që të ecë dhe ditët i kalon në krevat dhe divanin e shtëpisë. Tashmë është katandisur në një skelet. Gruas i duhen kura të specializuara dhe shumë të kushtueshme, që ajo nuk i përballon dot.

Nëpërmjet rrjetit kërkon një mbështetje ekonomike, ku ka nisur mbledhja e fondeve dhe në një kohë të shkurtër shuma ka shkuar në 47 mijë dollarë, ndërkohë që për të realizuar kurat nevojiten të paktën 100 mijë dollarë.