Vrau djalin e axhës, Gjykata e dënon me 18 vite burgim

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 18 vjet burgim, Fidan Makollin, pasi e qëlloi për vdekje djalin e axhës së tij, Fadil Makollin, vitin e kaluar.

Fidan Makolli e kishte qëlluar për vdekje djalin e axhës së tiij, Fadilin, më 24 qershor të vitit 2016, pas një konflikti verbal për parkimin e veturës në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

“Sot një trup gjykues i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, publikisht ka shpallur Aktgjykimin, PKR.nr.631/16, më të cilin të akuzuarit F.M  i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej 18 viteve”, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.

Siç njofton gjykata përmes një komunikate për shtyp, ndaj të akuzuarit vazhdon paraburgimi derisa aktgjykimi e merr formën e prerë.

I pandehuri do të ketë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

   
Loading...