Vrasja në Obiliq dyshohet të jetë aksidentale

Vrasja e së shtunës në fshatin Babimoc të Obiliqit, sipas dëshmitarëve, është aksidentale.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh ku ka dhënë edhe detajet tjera të rastit.

Një person është arrestuar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me tre fishekë dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti mbetet nën hetime.

Lexo tjetër  Ky është 22 vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rënd në Komoran (Foto)