“Vorrezat në Prekaz i ka ndreq një turk me pare të veta”

Deputeti i NISMA’s Milaim Zeka, ka shprehur shqetësimet lidhur rrënimin e Kompleksit Memorial Adem Jasharit.

Zeka ka thënë se ‘moti u ka treguar se ka njerëz që kanë vjedhë edhe në vorr Adem Jasharin”.

“Memoriali është përgjegjësi absolute e PDK’së dhe LDK’së. Për mu arrestu duhet mu arrest ai drejtori që menaxhon me Agjencinë per Memorialet. Unë e kam thënë më herët se  ka njerëz që kanë vjedhë edhe në vorr të Adem Jasharit, Pak qytetarë e dinë që vorrezat në Prekaz i ka ndreq një turk me pare të veta. Do të duhej me ba një komision hetimor, na po e shohim ku është katandisë policia e Kosovës, por të paktën brenda parlamentit do të duhej të bëhej një Komision hetimor dhe me u hetu çdo qindarkë që është vjedhë në emër të Memorialit”, ka thënë Zeka/Periskopi/

Lexo tjetër  “Serbia po e humbë një tjetër Kosovë” – mbi 1.200 fshatra drejt zhdukjes