Vjedhje e rëndë në Prishtinë

Në rrugën Kushtrim Jashari në Prishtinë raportohet se të dyshuar të pa njohur duke hapur me forcë një dritare kanë hyrë në shtëpinë e një personi.

Policia njofton se ata kanë vjedhur një kompjuter. Ndërsa rreth 200 metra nga vendi i ngjarjes në fushë njësitë policore kanë gjetur disa pjesë të kompjuterit si dhe një revole Browing me një karikator me 8 copë fishekë.

Pjesët e gjetura të kompjuterit i janë kthyer ankuesit, kurse arma është konfiskuar, ndersa rasti vazhdon te hetohet.