Vjedhje e rëndë në Klinë, plaçkiten katër lokale afariste

Gjatë ditës së sotme, nga persona të panjohur, në Klinë janë plaçkitur katër lokale afariste, dy argjendari, “Western Union” dhe një qebaptore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka konfirmuar për Telegrafin se sot në Klinë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Ai nuk ka dhënë detaje lidhur me grabitjet, duke thënë se shumë shpejt do të dalin me komunikatë për media, ku do të njoftojnë më hollësisht për këtë rast.

Mirëpo, Telegrafi merr vesh se në këtë vjedhje janë plaçkitur dy argjendari, “Western Union” dhe një qebaptore./Telegrafi/

 
Loading...