Vjedhje e rëndë në Drenas, vlera afër 80,000 euro

Dje në mëngjes, në komunën e Drenasit ka ndodhur një vjedhje e rëndë

Gazeta Express mëson se bëhet fjalë për një vjedhje të ndodhur në lagjen “Ferronikeli”, ku janë vjedhur disa pajisje që prodhojnë kriptovaluta.

Pronari ka deklaruar se vlera e këtyre pajisjeve shkon diku mes 70,000 deri 80,000 euro.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Po, rreth orës 8, dje, në stacionin policor në Drenas është hap një rast vjedhje e rëndë. Policia po merret me rastin”, ka thënë për Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.